Astronauti amerikan Scott Kelly dhe kozmonauti rus Mikhail Kornienko kanë zbritur në tokë, pas gati një viti në hapësirë. NASA njoftoi se ata u ulën pa probleme në shkretëtirën e Kazakistanit.
Ata e përmbushën me sukses misionin e tyre prej 340 ditësh në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), periudhë e cila është thuajse dy herë më e madhe se qëndrimi normal në hapësirë.
Misioni i tyre ishte pjesë e një përpjekje për të studiuar efektet që mund të sjellë në trupin e njeriut qëndrimi për një kohë të gjatë në hapësirë. Në këtë rast do të bëhet krahasimi ndërmjet Astronautit amerikan Scott Kelly dhe binjakut të tij identik, Mark.
Para se të ulej në tokë, Kelly tha se ndihej shumë mirë fizikisht, “por izolimi nga njerëzit është pjesa më e vështirë”, tha ai.
Nga Kazakistani, Kelly do të fluturuar për në Hiuston, ku studiuesit të NASA-s do të fillojë një seri kontrollesh shkencore. Ndërkohë, vëllai binjak Mark Kelly, edhe ai një astronaut, gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në tokë duke kaluar në disa kontrolle. Krahasimet mes binjakëve do t’i lejojnë shkencëtarët të dalin në përfundimin për ndryshimet fizike dhe psikologjike që ndodhin gjatë qëndrimit të gjatë në orbitë.