Asus prezanton tabletin e ri - Insajderi
×
Teknologji

Asus prezanton tabletin e ri

Insajderi
31 May 2017 - 15:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Computex është evenimenti prestigjioz i shumë entuziastëve të kompjuterëve të cilët me padurim e presin çdo vit dhe ndërsa kemi parë pafund kompjutera dhe komponentë një hapësirë ishte rezervuar edhe për produkte që shihen si e ardhmja.

Asus prezantoi tabletin më të ri Android, ZenPad 3S 8.0 i cili sjell disa përmirësime të ndjeshme krahasuar me modelin e vitit të kaluar.

Ai fuqizohet nga një procesor Snapdragon 652 ndryshe nga pasardhësi i cili kishte procesor MediaTek 8176. Për më tepër ky model vjen me Android 7.1 Nougat ndërsa modeli i kaluar kishte 6.0 Marshmallow.

Zenpad 3S gjithashtu ka ekran 7.9 inç 2K, 5 megapiksel kamër frontale dhe 13 megapiksel kamër të pasme.

Do të jenë të disponueshme dy modele 3GB RAM/32GB memorje të brendshme 4GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme. I vetmi disavantazh është bateri 4,680 mAh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark