"Ata të qeverisë, për mua nuk janë njerëz po sikur Serbia.." Babai i Faton Hajrizit irritohet nga rekomandimi për suspendimin e komandantit që shkoi në të pame - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ata të qeverisë, për mua nuk janë njerëz po sikur Serbia..” Babai i Faton Hajrizit irritohet nga rekomandimi për suspendimin e komandantit që shkoi në të pame

    Insajderi
    14 August 2024 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Babai i Faton Hajrizit është deklaruar për herë të parë pas varrimit të djalit të tij. Ai ka kritikuar veprimin e Inspektoratit Policorë të Kosovës për rekomandimin e suspendimit të komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt, pasi ky i fundit shkoi për kryeshnosh.

    Babai i Faton Hajrizit e krahason këtë vendim me vendimet që dikur i kryente Serbia, shkruan Insajderi.

    “… ata të qeverisë, për mua nuk janë njerëz po sikur Serbia që përpara na ka përzënë prej punës e na ka shti nëpër burgje kur kanë shku me pa..” deklari Hajrizi mes tjerash.

    “Neve si familje na vjen shumë keq që ka ndodhë ajo punë, se ai u kan si komandant shumë i mirë se e ka mbajtë rregullën…Ata që e kanë bërë këtë, ata të qeverisë, për mua nuk janë njerëz po sikur Serbia që përpara na ka përzënë prej punës e na ka shti nëpër burgje kur kanë shku me pa. Ata e kanë bo që janë ardhë me pa me polici tek unë, ajo është mënyrë humanitare nuk është politike”, tha ai për T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark