Bazat biologjike të atakeve dhe çrregullimit të panikut mendohet të jetë sasia e tepërt e Noradrenalinës, prishja e balancës normale të GABA-s, nga mbindjeshmëria ndaj dioksidit të karbonit dhe e acidit laktik.
Neuroimazheria dhe Neurobiologjia, sjellin informacione të reja mbi mbindjeshmërinë e strukturave të sistemit limbik.
Pacientët me çrregullim paniku paraqesin periudha të veçanta tmerri intensiv dhe kanë frikën e vdekjes së pashmangshme, të cilat janë pothuajse të patolerueshme.
Në DSM IV përshkruhen tre lloje të atakeve të panikut:
1. Atake paniku të papritura, të cilat ndodhin spontanisht, pa asnjë shkak
2. Atake paniku të detyruara nga situatat, të cilat shfaqen pas ekspozimit
Ataket e përsëritura e të papritura brenda afro 10 minutave të para dhe që karakterizohen nga një frikë në rritje (intensive):
Kriteri i dytë:
Njëri nga ataket duhet të pasohet gjatë një muaji, së paku me frikën e shfaqjes së atakeve të tjera: me frikën e shfaqjes së atakut në zemër, frika nga të çmendurit apo shqetësimi për ndërlikime të tjera, si dhe ndryshime të rëndësishme të sjelljes gjatë atakeve.
Kriteri i tretë:
Ka të bëjë me praninë ose jo të agorafobisë, në rastin e çrregullimit të panikut me agorafobi. Kriteret janë të njëta në ndryshim të panikut me agorafobi. Elementët kryesorë të agorafobisë janë: Ankthi nga prezenca në vende të hapura, nga ku largimi në rast nevoje mund të jetë i vështirë ose ndihma mund të mos jetë e mundshme. Këto situata shmangen, ndërsa apo kërkohet në rastin kur durohen, shfaqen shqetësime shumë të mëdha patjetër prania e një shoqëruesi.
Ankthi nuk shkaktohet nga një çrregullim tjetër, si p.sh. fobia sociale, në të cilën shmangia ka të bëje vetëm me situate të caktuara sociale.
Dr. sci. Spec .Donika Tahirsylaj -Alidemi