Atentat – Dy shqiptarë mbesin të vrarë në Athinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Atentat – Dy shqiptarë mbesin të vrarë në Athinë

    Insajderi
    18 December 2022 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rëndohet bilanci i atentatit në Athinë, 2 shqiptarë të vrarë! Shkak, larja e hesapeve

    Ka shkuar në dy numri i shqiptarëve të vrarë në një atentat në mes të lokalit në Athinë. Sipas mediave greke ka ndërruar jetë edhe shqiptari që fillimisht mbeti i plagosur.

    E përditshmja greke “Protothema” ka publikuar edhe momentin e vrasjes të fiksuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Autori mban në kokë kapuçin e xhupit dhe në fytyrë një maskë anti-Covid dhe futet në lokal ndonëse ka qenë i mbushur me klientë.

    Ai afrohet tek tavolinat e jashtme të lokalit në lagjen “Nea Smyrni” dhe hap zjarr me pistoletë duke qëlluar në drejtim të objektivave të tij. Më pas u largua qetësisht. Krahas dy shqiptarëve që kanë ndërruar jetë, ka mbetur e plagosur edhe një grua që dyshohet se është pronarja e lokalit.

    Shkak i vrasjes dyshohet se është larja e hesapeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark