Atentat ish-kryeministrit grek, i shpërthen zarfi bombë në duar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Atentat ish-kryeministrit grek, i shpërthen zarfi bombë në duar

    Insajderi
    25 May 2017 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri grek, Lukas Papademos është plagosur rëndë, pasi ka hapur një pako-bombë brenda automjetit me të cilin udhëtonte.

    Sipas informacioneve paraprake, në makinë ndodheshin edhe dy persona të tjerë, prej të cilëve njëri është plagosur.

    Ish-kryeministri grek thuhet se ka marrë plagë të rënda në bark dhe në këmbë dhe është transportuar menjëherë për në spital.

    Ngjarja ka ndodhur në Athinë, ndërsa siç raporton BBC, Papademos dhe shoferi i tij nuk janë në gjendje rreziku për jetën.

    Ende nuk dihet se çfarë lloj pajisjeje është përdorur për të kryer këtë shpërthim.

    Papademos është emëruar kryeministër në nëntor të vitit 2011, mes trazirave ekonomike dhe politike, duke shërbyer në këtë post deri në maj të vitit 2012.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark