Atentat mafioz në Shkodër, dy të vrarë, dy të plagosur dhe një i arrestuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Atentat mafioz në Shkodër, dy të vrarë, dy të plagosur dhe një i arrestuar

    Insajderi
    08 September 2025 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci nga një atentat mafioz i ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një lokal në qendër të Shkodrës.

    Viktimë ka mbetur Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak pranë bashkisë së Shkodrës, si dhe i riu Gredion Kraja, shoqërues i Eugen Vasos.

    Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë ky i fundit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.

    Një person me skafandër është arrestuar në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Ai dyshohet se është autori i ngjarjes. Pas krimit është larguar nga lokali me një makine tip “BMW”. Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.

    Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për t’u larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit personi është dorëzuar./TopChannel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark