Atentat me tritol, dalin pamjet ku në veturë vdiq 27 vjeçari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Atentat me tritol, dalin pamjet ku në veturë vdiq 27 vjeçari

    Insajderi
    11 June 2022 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka ndërruar jetë i riu që mbeti i plagosur pasi mjeti që ai drejtonte shpërtheu.

    Mësohet se Aleksandër Sadikaj ndërroi jetë në spital.

    NJOFTIMI I POLICISE
    Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se

    Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Rreth ngjarjes ka shkruar edhe Gazetari, Artan Hoxha, i cili ka treguar se eksplozivi e ka hedhur në erë veturën e 27 vjecarit.

    “Shperthim i fuqishem eksplozivi hedh në ere mjetin ku udhetonte 27 vjeçari Aleksander Sadikaj, sot në mesdite rreth ores 13:35. Ngjarja ka ndodhur prane rreth-rrotullimit te TEG, perballe karburantit Gega Oil. Mjeti ishte duke dale nga kryeqyteti kur ka ndodhur shperthimi. Sadikaj ka marre demtime shume te renda dhe eshte derguar në spital në gjendje te rende… Pavarsisht tentatives se mjekeve, Sadikaj ka humbur jeten per shkak te demtimeve te renda dhe hemoragjise”, ka shkruar gazetari Hoxha


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark