Atentat ndaj 43-vjeçarit shqiptar në Belgjikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Atentat ndaj 43-vjeçarit shqiptar në Belgjikë

    Insajderi
    12 June 2022 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqiptari Erion Hasanbelliu, i njohur si Mikel Rakipllari i ka shpëtuar një atentati në Belgjikë një natë më parë, duke mbetur i plagosur.Mediat belge kanë raportuar se 43-vjeçari ka marrë gjashtë të shtëna në trup, shpinë dhe këmbë.

    Ky emër nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai është përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj Sokol Çapjas, i Bledar Muça dhe vrasjen e Juljan Çelës në Belgjikë në vitin 2002.

    Shërbimet e policisë janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës, teksa dëshmitarët raportuan për një sërë të shtënash në qendër të kryeqytetit.

    Ngjarja po shqyrtohet nga Prokuroria Publike e Brukselit, ndërsa policia po punon për gjetjen e autorit/ëve të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark