Një ekzekutim me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbej” Elbasan.
Mësohet se një person është qëlluar për vdekje në makinë.
Autoambulanca dhe forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje.
Mësohet se viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër në makinë në momentin e vrasjes.