Kanë dalë në media pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti kur polici Erion Goxara plagos me disa plumba shtetasin Lorenc Kosta në Tiranë.
Ngjarja ndodhi pasditen e të hënës pranë rrethrrotullimit të Komunës së Parisit. Siç duket dhe në video Goxara i afrohet në mënyrë të befasishme Lorenc Kostës duke e qëlluar disa herë në pjesën e poshtme të trupit me një pistoletë.
Më pas ai largohet menjëherë ndërsa deshmitarët okularë thanë se autori i bëri foto me celular të plagosurit të shtrirë në trotuar.
Lorenc Kosta u ndihmua nga disa shtetas te huaj që u gjendën rastësisht në zonë duke i ndaluar gjakderdhjen deri ne mbërritjen e autoambulancës.
Efektivi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”.
Policia njofton se forcat RENEA vijojnë kërkimet për kapjen Goxharës ndërkohë që është vënë në dispozicion dhe një shpërblim prej 10 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e tij.