Atentat - Vritet bosi i mafias turke - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Atentat – Vritet bosi i mafias turke

    Insajderi
    09 February 2022 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vritet në një atentat të mirëorganizuar biznesmeni Halil Falyali, i cili njihet se ishte bosi i mafies turke në Qipron e Veriut.

    Mediat turke raportojnë se Halil Falyali, i njohur për lidhjet e tij të forta me nëntokën e pushtetin në këtë vend, u ekzekutua nga persona ende të paidentifikuar teksa po lëvizte me autokolonën e tij nga hoteli për në shtëpi.

    Operatori i basteve dhe kazinove virtuale Halil Falyal? dhe shoferi i tij Murat Demirtas janë sulmuar nga persona të panjohur në mbrëmjen e sotme. Si pasojë e sulmit, Falyal? u dërgua në spital me lëndime të rënda, ndërsa shoferi i tij, Murat Demirtas, vdiq në vendngjarje. Bashkë me të ishte edhe bashkëshortja, e cila ka shpëtuar mrekullisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark