×
  • Lajme
  • Lajme

    Atentati me 1 viktmë në Fier, ja si u ekzekutua biznesmeni brenda makinës së tij

    Insajderi
    23 October 2021 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një atentat me vdekje u regjistrua mbrëmjen e sotme në Fier, ndërsa viktima është identifikuar si Demir Backa 57 vjeç.

    Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi, teksa ndodhej në automjetin e tij tip Audi.

    Ndaj viktimës është qëlluar të paktën 15 herë, nga një tjetër automjet, ndërsa dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona.

    .Fillimisht viktima u dërgua për në spital në gjendje të rëndë, ndërsa mësohet se nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

    Sipas të dhënave të para mësohet se viktima është një biznesmen, pronar i një lokali, por edhe një hoteli në jug të vendit

    “Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

    Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

    Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

    Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi Policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark