Atentati më tritol në Tiranë, çfarë gjeti policia në makinën e Aleksandër Sadikajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Atentati më tritol në Tiranë, çfarë gjeti policia në makinën e Aleksandër Sadikajt

    Insajderi
    12 June 2022 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zbardhen të tjera detaje për atentatin e ditës së djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari, Aleksandër Sadikaj.

    Gazetarja Xhensila Kodra raporton se gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia gjeti e bllokoi me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër pistolete te dëmtuar.

    Specialistet me të mirë të IT,  të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit dhe atë te Tiranës po këqyrin kamerat në kryeqytet për itenerarin e lëvizjes së Sadikajt.

    Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në kryeqytet. Makina me të cilën po lëvizte i riu u hodh në erë me bombë të telekomanduar. Sadikaj u nxor nga mjeti i gjallë, por i gjymtuar, ndërsa për shkak të plagëve të shumta ai humbi jetën pak minuta më vonë në spital.

    Aleksandër Sadikaj ishte emër i njohur për drejtësinë. Ai akuzohej për një plagosje të ndodhur më 9 korrik 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të Cukës në Sarandë.

    Po ashtu, në bashkëpunim me një person tjetër ai ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe në gjoks një 40-vjeçar nga Vlora. g.v/abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark