Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, arrestohet në Dubai i kërkuari Julian Meçaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, arrestohet në Dubai i kërkuari Julian Meçaj

    Insajderi
    08 February 2024 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Julian Meçaj 47 vjeç, i kërkuar për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, është arrestuar në Dubai për llogari të autoriteteve shqiptare.

    47-vjeçari ka marrë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Posaçme për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike” mbetur në tentativë, “Vrasja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje”.

    Në vitin 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, Julian Meçaj në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku. Nga ky atentat mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit, si dhe u plagosën Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho.

    Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabin, për ekstradimin e Julian Meçajt drejt Shqipërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark