Atentati në rrugën C në Prishtinë, Insajderi sjell detaje nga ky krim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Atentati në rrugën C në Prishtinë, Insajderi sjell detaje nga ky krim

    Insajderi
    14 June 2023 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur i vdekur sot në rrugën ‘C’ në Prishtinë.

    Policia ka njoftuar se rreth orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘C’ dhe se njësitë kompetente kanë dal në vendin e ngjarjes.

    Insajderi merr vesh qe krimi qe ndodhi në rrugën C ishte një atentat. Në veturën që është kryer krimi dhe u largua nga vendi i ngjarjes ndodheshin me shumë se një person. Ata kishin ikur në drejtim të Graçanicës, por Policia nuk ka arritur qe ti kapë.

    Burimet i kanë thënë Insajderit se vetura me të cilën dyshohet se u krye krimi, është gjetur e djegur nga Policia. Ne këto momente po punohet nga njësitet e forenzikës edhe në identifikimin e viktimës ndaj të cilës është shtëne me breshëri plumbash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark