Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën ‘C’ në Prishtinë.
Insajderi merr vesh se në veturën që është kryer krimi dhe u largua nga vendi i ngjarjes ndodheshin me shumë se një person. Ata kishin ikur në drejtim të Graçanicës, por Policia nuk ka arritur qe ti kapë. Sipas burimeve, vetura me të cilën dyshohet se u krye krimi, është gjetur e djegur nga Policia.
Ndërsa, Sinjali raporton se në automjetin që të dyshuarit ia vënë flakën, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kallashnikovë, armë këto të cilat dyshohen se janë përdorur për vrasjen e viktimës.
Në këto momente po punohet nga njësitet e forenzikës edhe në identifikimin e viktimës ndaj të cilës është shtëne me breshëri plumbash.