Athina zbardhi “e shkatërruar” nga protesta e anarkistëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Athina zbardhi “e shkatërruar” nga protesta e anarkistëve

    Insajderi
    10 July 2016 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeqyteti grek Athina është gjendur sërish nën aktet e dhunës së afro 200 anarkistëve gjatë orëve të natës mes të shtunës dhe të dielës. Çdo gjë filloi rreth orës 01:30 të mëngjesit, kur një grup anarkistësh dolën nga Politeknikumi i Athinës dhe nisën të hedhin gurë dhe koktej molotovi kundër forcave të policisë, që ndodheshin të stacionuara në rrugën “Patision” të kryeqytetit helen.

    Policia ndërhyri duke përdorur gazin lotsjellës dhe granatat shpërthyese. Grupi i anarkistëve dogji dhe shkatërroi të paktën 3 makina, ndërsa dhjetëra të tjera pësuan dëmtime.

    Disa banorë të zonës u dërguan në spital me probleme në frymëmarrje, ndërsa 3 policë morën plagë të lehta dhe u dërguan në spital. Përleshjet zgjatën për gati 4 orë dhe mëngjesi e gjeti lagjen “Eksarxia” gati të shkatërruar.

    Policia thotë se ndaloi disa të rinj lidhur me ngjarjen, por ende nuk dihet nëse ndaj tyre do të ngrihen akuza. Më herët, çështja e lagjes rebele të Athinës “Eksarxia”, si dhe statusi i zonës “autonome” sa i përket hyrjes së policisë në të, mori të tjera përmasa.

    Një trakt i dalë prej një organizate anarkiste mori përsipër ekzekutimin e një trafikanti droge në një prej rrugëve të kësaj lagjeje. Sipas traktit, ekzekutimi i trafikantit të drogës prej anarkistëve u krye pasi ai përdorte pikërisht këtë zonë për të kryer veprimet e tij kriminale, raporton Top Channel.

    Ky zhvillim ka kthyer sërish debatin në politikën greke, nëse duhet ose jo qeveria të ndërhyjë fuqishëm për të kthyer kontrollin në një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit helen, e kthyer tashmë në “gheto” të izoluar, e ku askush nuk mund të ndihet i sigurt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark