‘Atilla nuk u dënua për dhunë’, Drenusha reagon ashpër pas deklaratës së Olsës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    ‘Atilla nuk u dënua për dhunë’, Drenusha reagon ashpër pas deklaratës së Olsës

    Insajderi
    20 March 2025 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banorja e ‘BBVK’, Drenusha Latifi, ka reaguar ndaj producentes Olsa Muhameti pas deklaratave për përfshirjen e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, në këtë format.

    Olsa deklaroi se futja e Atillës në BBVK3 nuk ishte e jashtëligjshme, pasi ai nuk ishte dënuar për dhunë fizike. Lidhur me këtë, Drenusha ka publikuar një reagim të fortë në Instagram, duke e akuzuar atë për “lojë fjalësh”. Drenusha thekson se dhuna e ushtruar nga Atilla ndaj saj është “dokumentuar dhe janë tri procese gjyqësore në vazhdim, një civil dhe dy penale”.

    “Atilla nuk ka mundur të më dhunonte mua ‘ligjërisht’. Dhuna nuk është një akt që ndodh ‘ligjërisht’, por është një realitet i rëndë për viktimat. Deklarata e saj është një lojë me fjalët dhe një tentativë për të manipuluar opinionin”.

    Ajo e konsideron deklaratën e Olsës “skandaloze, denigruese dhe skajshmërisht të dëmshme për secilën grua që ka përjetuar dhunë”.

    “Mos e harrojmë që si shtet kemi marrë përsipër të zbatojmë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave. Një deklaratë e tillë nga një producente femër hedh në dyshim jo vetëm historinë time, por edhe të mijëra grave që kanë përjetuar dhunë”, – shkruan ajo.

    Drenusha paralajmëroi se është duke përgatitur një padi ligjore kundër Olsës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark