Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, bëri të ditur se ka ndërprerë punimet në vendpunishtet që kanë nisur ndërtime pa i përfillur procedurat ligjore.
Ai e njoftoi këtë nëpërmjet ‘Facebook’-ut, teksa shtoi se ndërprerja e punës u bë si shkak i mungesës së dokumentacionit nga ndërtuesit.
“Drejtoria e Inspekcionit nga komuna e Mitrovicës Veriore ka vizituar vendpunishtet në të cilat kanë filluar ndërtimet e objekteve pa përfillur procedurat ligjore. Në mungesë të dokumentacioneve, janë vendosur shiritat me të cilat ndalohet vazhdimi i punëve deri në plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, ka shkruar Atiq.
“Inkurajojmë qytetarët, që t’i përfillin rekomandimet e institucioneve dhe për çdo investim të tyre të plotësohen kriteret të cilat parashihen me ligj, në të kundërtën drejtoria e inspekcionit do të veproj konform ligjeve në fuqi”, thuhet tutje në postimin e tij.