
Administrata Tatimor e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar aktivitete shtesë edhe pas orarit të punës për të monitoruar situatën e pajisjes me arka fiskale të bizneseve.
Si rezultat, ATK njofton se ka konfiskuar 143 printerë jo-fiskal dhe ka lëshuar 782 gjoba në vlerë prej 133 mijë eurove për bizneset të cilat nuk janë pajisë me arka fiskale.
Gjithashtu, në këtë pesë mujor nga aktivitete e realizuara në terren janë mbyllur pesë (5) njësi të subjekteve të lojërave të fatit në qytetin e Prishtinës, ka njoftuar ATK përmes një komunikate për media.
Sa i përket inkasimit të të hyrave, ATK në këtë pesë mujor ka mbledhur 156 mil€ tatime, (përkatësisht 10 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit paraprak) dhe 52.4 mil€ Kontribute Pensionale./Insajderi.com