Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka larguar nga puna dy zyrtarë për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.
“Strategjia e Administratës Tatimore të Kosovës kundër korrupsionit është të kontribuojë në reduktimin progresiv dhe të qëndrueshëm të dukurive korruptive, me qëllim të forcimit të integritetit dhe rritjes së besimit të qytetarëve në Administratën Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Në kumtesë poashtu thuhet se nga të gjitha këto veprime ATK ka arritur që të identifikojë shkelje ligjore, dhe si rezultat brenda një viti ka larguar nga puna gjashtë zyrtarë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ka shqiptuar një numër konsiderueshëm të masave tjera disiplinore./Insajderi.com