Aplikimi për ri mbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për tre mujorin e katërt të vitit 2016, fillon nga data 01 janar e deri më 31 janar vitit të vjen. Kjo është bërë e ditur nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).
Sipas njoftimit aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbushim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal.
Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës. Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës.
“ATK, do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të ri mbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015. Që nga fillimi i kësaj kampanje e deri me tani numri i përgjithshëm i qytetarëve të ri mbursuar është 847,185, ndërsa vlera e ri mbursimit është 15,542,225 euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së.