
Derisa Kryeministri Kurti e Ministri i Financave kishin probleme për ta caktuar se sa vende të reja të punës janë shtuar, duke mos rënë dakord me numrat, ATK ka organizuar një konferencë ekstra për t’iu dalë në krah. Thonë se u deklaruan mbi 25 mijë punëtorë më shumë se në vitin 2020.
Insajderi
ATK inkason124 milionë euro më shumë se më 2020, qarkullimi i bizneseve rritet për 33 për qind
Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj ka thënë se një ndër objektivat kyçe të kësaj Administrate është edhe inkasimi dhe përmbushja e planit vjetor për të hyrat. Sipas Murtezajt nga janari deri më 28 dhjetor, ATK ka inkasuar 591.4 milionë euro dhe 209.8 milionë euro kontribute pensionale.
Në konferencën për media ku u prezantua raporti i punës për vitin 2021 dhe po merr pjesë edhe ministri i Financave, Murtezaj tha se 35.4 milionë euro, ATK ka inkasuar më shumë se plani vjetor ose sipas tij 124 milionë euro më shumë se në vitin 2020.
Të hyrat më të mëdha sipas Murtezajt janë nga TVSh-ja.
Derisa përmendi se në vitin 2021 kanë mbledhur borxhe në shumë prej 131 milionë euro.
Sipas ATK-së, edhe qarkullimi i bizneseve është rritur për 33 përqind.
Ndërkaq, 385 mijë punëtorë janë të deklaruar në ATK ose 25 mijë më shumë se në vitin 2020.