​ATK për pesë muaj gjobit bizneset në vlerë mbi 1.2 milion euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​ATK për pesë muaj gjobit bizneset në vlerë mbi 1.2 milion euro

    Insajderi
    09 June 2022 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorët tatimor për pesë mujorin e parë të këtij viti kanë realizuar 15,276 vizita përmbushëse te bizneset dhe si rezultat i konstatimeve në teren, janë lëshuar 3,534 gjoba mandatorë, si dhe 184 gjoba për mallin e gjetur pa dokumentacion.

    ATK nëpërmjet një komunikate thekson se vlera e gjobave mandatarë shkon deri në 1.2 milion euro, kurse sa i përket mallit pa dokumentacion 155, 387 euro.

    “Aktivitetet operative të cilat realizohen bazuar ne Planin Vjetorë të punës, kanë hasur edhe në konstatime tjera, siç është ajo e mungesës në stoqe, qarkullimit dhe tatimit shtesë. Periudha Janar/Maj 2022 Vizita përmbushëse 15,276, gjoba mandatore 3,534 1.2 mil €, gjoba për mallin pa origjinë 184 155,387. Pa dyshim aktivitete operative të kryera kanë dhënë rezultat në rritjen e të hyrave. Për këtë periudhë kemi rritje për 70.2 milionë euro apo 28.9%, ku totali i inkasimit arrin vlerën e 312.7 milionë euro”, thuhet në komunikatë.

    Trajtimin e evazionit tatimor përveç me aktivitete rutinore, hetime tatimore, ATK thotë se do ta bëjë edhe përmes projekteve përmbushëse, si ai në fushën e ndërtimtarisë, gastronomisë/hotelerisë, mallit pa dokumentacion dhe mungesës në stoqe, si dhe mos-deklaruesve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark