Atlasi që njeh pavarësinë e Kosovës nxitë reagim në Serbi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Atlasi që njeh pavarësinë e Kosovës nxitë reagim në Serbi

    Insajderi
    12 October 2016 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai është vetëm një atlas gjeografik për fëmijë, por botimi më i ri i Shtëpisë Botuese “Vulkan” ka terrorizuar opinionin serb.

    Kjo, sepse serbët, e veçanërisht ata nacionalistë, janë tronditur nga fakti se fëmijët e tyre po mësojnë nga ajo që paraqet ky atlas, se Kosova është shtet i pavarur. Dhe jo vetëm harta gjeografike, por edhe emri i Kosovës përbën problem, pasi aty njihet siç e njohin tashmë shumica e vendeve të OKB-së, e jo me termin e përdorur shpesh nga Serbia, si “Kosovo i Metohija”.

    Mediat serbe e kanë pasqyruar këtë ngjarje duke e cilësuar skandaloz punimin e ri të kësaj shtëpie botuese. Madje, njëra prej tyre ka bërë të ditur se “libri që e përmban këtë hartë duhen ndaluar të shitet, sepse Kosova është pasqyruar e shkëputur nga Serbia”, njofton tch.

    “Ministria e Arsimit duhet t’i kontrollojë librat, që janë në kundërshtim me Kushtetutën tonë, të paktën nga sa thonë ekspertët”, theksohet më tej në njërën prej të përditshmeve serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark