Gjiganti amerikan i të mbathurave sportive, Nike, është gati të hedhë në treg mbathjet e reja të futbollistit të Barcelonës Neymar Junior, të quajtura “Ousadia e Alegria”, që në shqip do të thotë “Guxim dhe gëzim”.
Bruno Carneiro Mosciaro,është grafitt artisti brazilian i njohur edhe si Bruno Big, i cili fshihet pas dizajnit të këtyre këpucëve, Hypervenom phantom II Neymar “Ousadia Alegria”.
“Guxim dhe gëzim” është motoja e Neymarit në jetë, dhe reprezentuesi brazilian sqaron se këto fjalë e definojnë stilin e tij të të luajturit futboll dhe mënyrës së jetesës.