Atletët transgjinor do të mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike verore që zhvillohen në Brazil këtë vit, pa pasur nevojë të bëjnë ricaktim të gjinisë.
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik i ka ripërpunuar udhëzimet që lidhen me atletët transeksual në nëntor të vitit të kaluar, për të reflektuar më nga afër politikën standarde tashmë të pranuar nga organizata të tjera sportive në botë.
Këto udhëzime të reja për transgjinorët priten të miratohen në kohë për Lojërat Olimpike.
“Për t’u kërkuar ndryshime kirurgjikale anatomike si parakusht që të marrësh pjesë në Lojëra Olimpike arrin të mbrojë konkurrencën e ndershme dhe mund të jetë në kundërshtim me zhvillimin e legjislacionit dhe nocionet e të drejtave të njeriut. Është e nevojshme të sigurohet për aq sa të jetë e mundur që atletët transgjinor mos të përjashtohen nga garat sportive,” thuhet në rregulloren e re.
Sipas udhëzimit paraprak, të miratuar nga Konsensusi i Stokholmit në 2004 i kërkohet atletëve transgjinor që të ndërrojnë gjininë e tyre, si fizikisht ashtu edhe ligjërisht në rast se duan që të marrin pjesë në Lojëra Olimpike.
Përveç kësaj, atletet transvestite femra është dashur të kalojnë ndërhyrje kirurgjikale që të ndërrojë hormonet, dy vite para se të marrë pjesë në garë.
Kjo kërkesë ishte menduar që të parandalojë atletet transvestite femra me testikuj dhe me nivele të larta të testosteronit të marrin pjesë në gara të femrave, në Lojëra Olimpike.
Udhëzimi është parë si ekskluziv dhe pa bazë për shkak të shpenzimeve të operacionit të ndryshimit të gjinisë dhe mungesa e një lidhje në mes të organeve gjenitale dhe të performancës atletike. Nivelet e larta të testosteroneve që bashkohen me testikuj mund të bllokohen përmes operacionit.
Tabloidi amerikan “Think Progress” njofton se sfida e atletit amerikan të triatlonave, Cris Mosier, ishte që të ndërrohej rregullorja e mëparshme, e cila nuk i jepte mundësi të merrte pjesë në gara të mëdha botërore.
Mosier është transgjnor mashkull dhe për shkak se ai nuk ka pasur një ricaktim të operacionit e ka penalizuar atë që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Atletikës, në qershor të vitit të kaluar.
Udhëzimi tashmë i rishkruar e lejon atë të marrë pjesë dhe të garojë në Lojërat Olimpike të Rios.
Ndërsa atletët që janë transformuar nga mashkull në femër duhet t’i nënshtrohen më shumë vijave udhëzuese, për shkak të nivelit të lartë të testosteroneve.
Një tjetër rregull është që duhet të jenë të deklaruar ligjërisht si femra se paku katër vite më parë.
Por, nëse niveli testosteroneve është më i lartë se që e parasheh rregullorja, atëherë atletet transvestite femra do të kenë mundësi të marrin pjesë vetëm në garat e meshkujve.
Lojërat Olimpike 2016 do të mbahen në Rio de Janiero të Brazilit. Këto lojëra do të jenë historike sepse ato do të shënojnë Olimpiadën e parë të mbajtur në Amerikën e Jugut dhe aty do të paraqiten për herë të parë atletët nga Kosova dhe Sudani Jugor, si dy ekipet e fundit të pranuara në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Nëse rregullorja e re rreth transvestitve do të miratohet atëherë Cris Mosier do të hyjë në histori duke u bërë i pari atlet transvestit që kualifikohet në Lojëra Olimpike.