Atletico Madrid befason të gjithë, kërkon yllin e Liverpoolit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Atletico Madrid befason të gjithë, kërkon yllin e Liverpoolit

    Insajderi
    14 June 2025 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Atletico Madrid thuhet se dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e majtë të Liverpoolit, Andy Robertson.

    Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, Los Colchoneros e kanë objektiv kryesor për krahun e majtë të mbrojtjes, skocezin e Liverpoolit.

    “Objektivi kryesor i Atletico Madridit në pozicionin e mbrojtësit të majtë është Andy Robertson, i cili vlerësohet nga brenda ekipit si kandidat ideal”.

    “Nuk është një marrëveshje e lehtë me Liverpoolin, e vlerësojnë shumë edhe me Kerkezin që do t’i bashkohet klubit së shpejti”.

    “Atleti e ka Robertsonin më lart se Theon në listën e tyre të ngushtë në pozicionin e lojtarit të majtë deri më tani”, ka shkruar Romano.

    Ndryshe, Robertson ka vetëm edhe një vit kontratë me Reds dhe vera e këtij viti pritet të sqaroj gjithçka rreth të ardhmes së tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark