×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Atllasi i bukurisë

    Insajderi
    07 May 2016 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vitin 2013, fotografja Mihaela Noroc la punën e saj në Rumani për të nisur një udhëtim të gjatë rreth botës.

    Që atëherë, ajo ka vizituar të gjithë kontinentet, përveç Antarktidës dhe një total prej rreth 50 shtetesh. Ajo ka fotografuar qindra femra në rrugën për realizimin e projektit të saj, të quajtur, “Atlasi i bukurisë”.

    “Më shumë se kurrë, unë mendoj se bota jonë ka nevojë për një atlas bukurie për të shpjeguar se diversiteti është diçka e bukur, nuk është një arsye për konflikt”, shprehet Noroc.

    “Shpresoj se portretet nga “Atlasi i bukurisë” mund të sfidojnë shumë keqkuptime që ekzistojnë në mbarë botën”.

    Fotografja Mihaela Noroc ka fotografuar femra të bukura në disa shtete europiane, në Amerikë, Australi, madje edhe në Afrikë. Noroc i publikon fotot në profilet e saj në rrjetet sociale, ndërsa shprehet se po synon sigurimin e fondeve për të përmbushur qëllimin që i ka vënë vetes, botimin e një libri.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark