Atmosferë festive në ditën e zgjedhjeve: Me plis e gajde drejt kutive të votimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Atmosferë festive në ditën e zgjedhjeve: Me plis e gajde drejt kutive të votimit

    Insajderi
    12 October 2025 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, përveç pjesëmarrjes qytetare, vëmendje morën disa qytetarë që u paraqitën në mënyra simbolike, duke shfaqur patriotizëm përmes veshjeve kombëtare dhe mjeteve muzikore tradicionale.

    Në Malishevë, Dërgut Mazreku, ish-luftëtar i UÇK-së, votoi i veshur me kostumin kombëtar shqiptar. Ai tha për TV Dukagjini se këtë veshje zakonisht e mban në festa kombëtare, por sot e veshi për të nderuar rëndësinë e ditës së votimit.

    Ndërkohë në Ferizaj, Murat Loku solli atmosferë festive duke i rënë gajdes tradicionale, një instrument të cilin ai e luan që nga vitet ’70.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark