“Aty e kanë vendin“ Çeku thërret Organizata e dala nga lufta që t’i bashkohen Këshillit Shtetërorë për Epopenë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Aty e kanë vendin“ Çeku thërret Organizata e dala nga lufta që t’i bashkohen Këshillit Shtetërorë për Epopenë

    Insajderi
    26 February 2025 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Këshillit Shtetërorë për shënimin e 27 vjetorin e Epopesë së UÇK’së, Hajrullah Çeku iu ka bërë thirrje organizatave të dala nga lufta e UÇK’së t’i bashkohen Këshillit organizativ pasi ata kanë paralajmëruar se nuk do të kenë asnjë bashkëpunim me institucionet.

    Çeku ka thënë se iu kanë dërguar ftesë dhe janë në pritje të një përgjigje për takimin që pritet të mbahet nesër, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Iu kemi dërguar ftesë të tri organizatave të dala nga lufta e UÇK. Po presim përgjigje nga ta. Ata, aty e kanë vendin. Epopeja e UÇK’së është e të gjithëve. Nesër mbledhja duhet të  tregoj edhe unitet edhe bashkëpunim”, tha ai në konferencë për media.

    Ai thotë se është një disponim i mirë duke kundërshtuar përpjekjet për ta politizuar këtë moment historik për vendin.

    Çdo përpjeke për ta politizuar një moment kaq të rëndësishme të historisë sonë, duhet të injorohet. Komunikimi ka qenë gjithmonë i  hapur, duke shpresu që nesër do të jenë të gjithë aty, aty ata e kanë vendin duhet të jenë aty, nuk ka të bëjë me parti politike. Është një datë e të gjithëve”, tha ai./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark