×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Audi me koncept të ri elektrik

    Insajderi
    02 April 2019 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Audi ka publikuar dizajnin e konceptit kompakt të AI:me, i cili do të ketë premierën kah gjysma e këtij muaji në Shangai.

    Pas konceptit elektrik Q4 e-tron në fillim të marsit në Gjenevë, një makinë e re elektrike vjen nga Audi, transmeton KosovaPress.

    Ndërsa e-tron e Q4 është pothuajse gati për prodhim, koncepti AI:me duket si një tjetër në një seri studiuesish të dizajnit që tregojnë se çfarë lloj të ardhmeje automobilistike na pret për dhjetë vjet.

    Konstruktorët kanë projektuar automjetin në mënyrë që kabina e pasagjerëve të ketë prioritet, ndërsa boshtet janë zhvendosur më tepër drejt këndeve të makinës, e cila maksimizon distancën ndërmjet boshteve dhe hapësirën e brendshme.

    Dizajni i jashtëm është jashtëzakonisht aerodinamik, pasi në këtë mënyrë reduktohet rezistenca ndaj ajrit dhe rritet efikasiteti i energjisë, gjë që është shumë e rëndësishme për autonominë e ngasjes së automjeteve elektrike.

    Audi thotë se ky dizajn synon t’i tregojë botës “vizionin e një makine kompakte autonome të nesërme”.

    Koncepti i AI:me mbahet më 15 prill në panairin e veturave në Shangai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark