Q7-shi i Isa Mustafës ende nuk është shitur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Q7-shi i Isa Mustafës ende nuk është shitur

    Insajderi
    25 May 2016 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Audi Q7 me të cilën udhëtonte Isa Mustafa sa ishte në krye të Prishtinës, vazhdon të qëndrojë në garazh që kur Shpend Ahmeti erdhi në pushtet.

    Edhe pse për blerjen e tij u dhanë rreth 76 mijë euro, në vitin 2014 dështoi të shitet edhe për 41 mijë e 810 euro. Kjo pasi për shitje mbështetjen e dha edhe kuvendi komunal, por pa votat e LDK-së. Paratë thanë se do të destinoheshin për drejtorinë e shëndetësisë.

    E tani, dy vjet më vonë, komuna do të tentojë përsëri ta shes makinën bashkë me rreth 250 vetura të tjera, që janë asete të komunës,njofton Klan Kosova.

    Autosalloni Reforma, në të cilën u ble kjo veturë i thotë se çmimi për veturë të tillë sillet rreth 25 mijë euro.

    Megjithatë, asamblistët e LDK-së e quajnë këtë veprim të Shpend Ahmetit si propagandues, sepse sipas tyre, vetura i përket komunës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark