×
  • Lajme
  • Insajderi

    Audio – Anëtari i komisionit dyshohet se favorizoi kandidaten që u zgjodh drejtoreshë në Gjimnazin e Prizrenit

    Insajderi
    27 September 2022 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi, ka siguruar një audio incizim të një anëtari të komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave në komunën e Prizrenit. Sipas asaj që dëgjohet në audio dyshohet se anëtari Arben Shala, ka favorizuar kandidaten Gylaj Shipovicës për tu përzgjedhur drejtoreshë në gjimnazin e Prizrenit. Shala dëgjohet duke thënë se Gylajn po e shtyp partia por se po e shtynë përpara një person me emrin Shaip, shkruan Gazeta Insajderi

    Arben Shala, anëtarë i komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve në shkollat e komunës së Prizrenit, dyshohet se ka favorizuar një kandidate për tu zgjedhur në pozitën e drejtoreshës.

    Në një audio incizim që ka siguruar Gazeta Insajderi, Shala dëgjohet duke treguar se si mund të ndikojë si anëtar me disa “trika” që ndonjë kandidat të vlerësohet me pikë më shumë.

    Shala, në këtë audio e përmend specifikisht emrin e kandidates Gylaj Shipovicës, e cila ka dal se është pranuar si drejtoreshë në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

    Thotë se Gylajn po e shtyp partia por se po e shtynë përpara një person me emrin Shaip, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Muhabetet e rrugëve na duhet mi bashku, se muhabetet e rrugëve dalin intestifikohen nëse dikush përbrenda rrjedh edhe e dh**n punën”, nis audio në të cilën dëgjohet duke folur Shala.

    Ai tregon se si i përgatit “trikat” që krijojnë epërsi mes kandidatëve.

    “Unë i përgadisë, se janë aty koxha do trika, edhe i përgadis asisoi që i krijoj në epërsi. Nëse s’janë kushtet e barabarta, na e kem ni diskrecion mrena komisionit që mundet, a din, nëse i kem dy ma të mirë që s`din fort edhe i shtim, se e kena diskrecionin që 1 pik ma shumë, edhe u kry puna”.

    Shala vazhdon bisedën duke thënë se ka kërkuar edhe nga drejtoresha e Arsimit në këtë komunës, Luljeta Veselaj Gutaj edhe nga kryetari Shaqir Totaj që të këtë më shumë drejtoresha të zgjedhura.

    “Lules [Luljeta Veselaj Gutaj] i kom than edhe Shaqes [Shaqir Totaj], me kanë që vetna unë në krejt shkollat i kisha bo drejtoresha, asnjë mashkull se kisha lon kërkun hiç, se e kom një bindje teme që krejt gra i kisha lanë”.

    Shala duke përmendur kandidaten Gylaj Shipovica Kajragdiu, thotë se ka kërkuar nga partia që të vendosin.

    “Kandidate e ke Gylajin, a qysh ke kjo, për një arsye apo tjetër, ata jon tu e shtypë koxha si shumë, edhe vetë partia, kështu që unë ju thash vendosni. Shaipi është tu e shty, Q***fsha magarin”, thuhet më tej në këtë audio.

    Shala në këtë komision, ka marrë pjesë si ekspert i pavarur i arsimit.

    Gazeta Insajderi, ka kontaktuar me anëtarin për zgjedhjen e Drejtorëve të shkollave në Prizren, Arben Shalën, për ta pyetur se a ka ndikuar nga pozita e tij në komisionin përzgjedhës që Gylaj Shipovica të zgjedhet drejtoreshë.

    Shala nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen direkte pasi ka kërkuar burimin e informacionit.

    “Përgjigjen time do ta kesh nëse më tregon personin nga kush “thuhet”. Ndryshe s’kam si të t’jap përgjigje. Me t’mira”, tha Shala.

    Gazeta Insajderi, ka kontaktuar edhe drejtoreshën e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Gylaj Shipovica Kajragdiu, e cila është zgjedhur në këtë pozitë në muajin qershor.

    Ajo ka deklaruar se është zgjedhur në këtë pozitë me meritokraci të plotë.

    “Lidhur me procesin e pozitës së drejtorit ashtu si e thashë edhe më larte unë nuk i njohë anëtarët e komisionit me emra e as me mbiemra. Unë jam përzgjedhur në këtë pozitë me meritokraci të plotë, me përvojë profesionale të lartë dhe me përgaditje time profesionale”, tha drejtoresha Gylaj Shipovica Kajragdiu.

    Arben Shala dhe Gylaj Shipovca Kajragdiu janë parë së fundmi edhe në një aktivitet të përbashkët.

    Kjo foto e publikuar me datën 23 shtator, tregon se Shala dhe drejtoresha Gylaj Shipovca Kajragdiu, njihen dhe kanë marrë pjesë në aktivitetin e njëjtë.

    Rreth punësimeve partiake e familjare në Komunën e Prizrenit, me 12 shtator të këtij viti, është dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit Shaqir Totaj dhe vartësve të tij në Komunë.

    Kjo është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Sipas komunikatës nga LVV, kallëzimi penal është bazuar mbi zgjedhjen e drejtorëve “partiak” në shkolla dhe në kundërshtim me ligjin.

    “Procesi i zgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore publike në Komunën e Prizrenit është përcjellur me parregullsi të shumta të cilat e kanë dëmtuar në masë të madhe integritetin dhe kredibilitetin e sistemit arsimor”.

    “Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, prindërve dhe shoqërisë civile për proces jo transparent e të kundërligjshëm dhe duke marrë për bazë parimet themelore të zgjedhjes së drejtorëve, ai i depolitizimit dhe parimin e ligjshmërisë në proces që parashihen me udhëzimet në fuqi, përmes këtij kallëzimi penal kërkon që organet kompetente të shtetit, të ndërmarrin masat e duhura penale-juridike për të zbardhur të vërtetën me rastin zgjedhjes së drejtorëve në shkollat e Komunës së Prizrenit”, thuhej në komunikatë. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark