×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Audio e Insajderit për anëtarin e komisionit në Prizren që dyshohet se favorizoi një kandidate, i njëjti person propozohet që të zgjedhet sërish në këtë pozitë

    Insajderi
    03 October 2024 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para dy viteve Insajderi kishte raportuar për anëtarin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave në komunën e Prizrenit, Arben Shala që dyshohet se kishte favorizuar një kandidate. Madje kemi publikuar edhe audio lidhur me këtë. Tani, pas dy viteve, përkundër kësaj, i njëjti person është propozuar që të zgjedhet sërish anëtar i komisionit. Insajderi sjell detaje.

    Gazeta Insajderi

    Gazeta Insajderi, në shtator të vitit 2022, kishte siguruar një audio incizim të një anëtari të komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave në komunën e Prizrenit. Sipas audios dyshohej se anëtari Arben Shala, kishte favorizuar kandidaten Gylaj Shipovicës për tu përzgjedhur drejtoreshë në gjimnazin e Prizrenit.

    Shala dëgjohej duke thënë se Gylajn po e shtyp partia por se po e shtynë përpara një person me emrin Shaip.

    Arben Shala, anëtarë i komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve në shkollat e komunës së Prizrenit, dyshohet se ka favorizuar një kandidate për tu zgjedhur në pozitën e drejtoreshës.

    Përkundër kësaj, Arben Shala është rekomanduar që të zgjedhet sërish anëtar i komisionit për përzgjedhës për intervistimin e kandidatëve në konkursin për drejtorë, zëvendës drejtorë në Institucionet Publike Arsimore në komunën e Prizrenit.

    “PROPOZIM-VENDIMIN PËR FORMIMIN E KOMISIONIT PËRZGJEDHËS Formohet komisioni përzgjedhës për intervistimin e kandidatëve në konkursin që do të shpallet sipas afatit ligjor për pozitat e lira për drejtorë, zëvendës drejtorë në Institucionet Publike Arsimore në Komunën e Prizrenit, komisioni ka këtë përbërje

    Ky Vendim, hyn në fuqi pas dërgimit në autoritetin mbikëqyrës, konform nenit 81, të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, si dhe publikimit në gjuhët zyrtare në web-faqen e Komunës”, thuhet në propozimin për formimin e komisionit përzgjedhës.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Prizrenit, por të njëjtit deri në publikimin e këtij teksti nuk janë përgjigjur.

    Në një audio incizim që ka siguruar Gazeta Insajderi para dy viteve, Shala dëgjohet duke treguar se si mund të ndikojë si anëtar me disa “trika” që ndonjë kandidat të vlerësohet me pikë më shumë.

    Shala, në këtë audio e përmend specifikisht emrin e kandidates Gylaj Shipovicës, e cila ka dal se është pranuar si drejtoreshë në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

    Thotë se Gylajn po e shtyp partia por se po e shtynë përpara një person me emrin Shaip, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Muhabetet e rrugëve na duhet mi bashku, se muhabetet e rrugëve dalin intestifikohen nëse dikush përbrenda rrjedh edhe e dh**n punën”, nis audio në të cilën dëgjohet duke folur Shala.

    Ai tregon se si i përgatit “trikat” që krijojnë epërsi mes kandidatëve.

    “Unë i përgadisë, se janë aty koxha do trika, edhe i përgadis asisoi që i krijoj në epërsi. Nëse s’janë kushtet e barabarta, na e kem ni diskrecion mrena komisionit që mundet, a din, nëse i kem dy ma të mirë që s`din fort edhe i shtim, se e kena diskrecionin që 1 pik ma shumë, edhe u kry puna”.

    Shala vazhdon bisedën duke thënë se ka kërkuar edhe nga drejtoresha e Arsimit në këtë komunës, Luljeta Veselaj Gutaj edhe nga kryetari Shaqir Totaj që të këtë më shumë drejtoresha të zgjedhura.

    “Lules [Luljeta Veselaj Gutaj] i kom than edhe Shaqes [Shaqir Totaj], me kanë që vetna unë në krejt shkollat i kisha bo drejtoresha, asnjë mashkull se kisha lon kërkun hiç, se e kom një bindje teme që krejt gra i kisha lanë”.

    Shala duke përmendur kandidaten Gylaj Shipovica Kajragdiu, thotë se ka kërkuar nga partia që të vendosin.

    “Kandidate e ke Gylajin, a qysh ke kjo, për një arsye apo tjetër, ata jon tu e shtypë koxha si shumë, edhe vetë partia, kështu që unë ju thash vendosni. Shaipi është tu e shty, Q***fsha magarin”, thuhet më tej në këtë audio.

    Shala në këtë komision, ka marrë pjesë si ekspert i pavarur i arsimit.

    Gazeta Insajderi, atë kohë kishte kontaktuar me anëtarin për zgjedhjen e Drejtorëve të shkollave në Prizren, Arben Shalën, për ta pyetur se a ka ndikuar nga pozita e tij në komisionin përzgjedhës që Gylaj Shipovica të zgjedhet drejtoreshë.

    Shala nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen direkte pasi ka kërkuar burimin e informacionit.

    “Përgjigjen time do ta kesh nëse më tregon personin nga kush “thuhet”. Ndryshe s’kam si të t’jap përgjigje. Me t’mira”, kishte thënë Shala.

    Gazeta Insajderi, pati kontaktuar edhe drejtoreshën e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Gylaj Shipovica Kajragdiu, e cila është zgjedhur në këtë pozitë në muajin qershor.

    Ajo ka deklaruar se është zgjedhur në këtë pozitë me meritokraci të plotë.

    “Lidhur me procesin e pozitës së drejtorit ashtu si e thashë edhe më larte unë nuk i njohë anëtarët e komisionit me emra e as me mbiemra. Unë jam përzgjedhur në këtë pozitë me meritokraci të plotë, me përvojë profesionale të lartë dhe me përgaditje time profesionale”, tha drejtoresha Gylaj Shipovica Kajragdiu.

    Arben Shala dhe Gylaj Shipovca Kajragdiu janë parë edhe në aktivitet të përbashkët.

    Kjo foto e publikuar me datën 23 shtator 2022, tregon se Shala dhe drejtoresha Gylaj Shipovca Kajragdiu, njihen dhe kanë marrë pjesë në aktivitetin e njëjtë./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark