Gazeta Insajderi ka intervistuar ish-studenten e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Zana Mala.
Ish-studentja mes lotësh ka rrëfyer eksperiencën e saj me profesor Bekim Bejtën, të cilën e ka cilësuar si “të rëndë emocionalisht”.
Ajo ka ndarë edhe një audio-inçizim ku dëgjohet Bejta duke ofenduar, kërcënuar e bullizuar atë.
Bejta dëgjohet duke i thënë studentes se do të merret me babain e saj dhe jo me të.
Ndërsa studentja insiston se s’ka pse ta përfshij familjen e saj në ketë çështje.
Por, profesori vazhdon me qasjen arrogante duke i thënë se e ka qëndrimin si kriminele.
Bejta që sot u suspendua nga detyra në audioincizim dëgjohen edhe pjesë nga ligjëratat që mbante ku fliste çuditshëm me studentët.