×
  • Lajme
  • Lajme

    Audio-inçizimi, deputetja e LDK-së kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

    Insajderi
    03 June 2024 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit të veriut, Milan Radojçiq.

    Krasniqi ka vlerësuar se Qeveria Kurti ka mundur të negocioj edhe tema të tjera, me kriminelin, Milan Radojciqin.

    Ajo ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Kurti duke e vlerësuar si turp të vendit:

    Postimi i plotë:

    Asgjë e re për qeverinë që 4 vite punoi për ta favorizuar Serbinë.

    Kjo bisedë përveç që shpërfaq gënjeshtrat publike, tregon qartë se përveç për veteranët këta me “Zemljakën” mund të kenë negociuar edhe shumë gjëra tjera.

    Milani, Igori, Albini, Mimoza e gjithë Qeveria Kurti le të komunikojnë për ta sjellë Radojcicin para drejtësisë por jo mbi interesat e Republikës së Kosovës sepse populli nuk do ta fal këtë. Keni mashtruar e ndërtuar tradhëtarë fiktiv për të ardhur në pushtet dhe për ta dëshmuar që jeni vet “Esat Pasha”.

    Dorëheqje. Jeni turpi i këtij vendi!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark