Audio-incizimi i Insajderit: Zyrtari i QNR-së akuzohet nga Prokuroria Speciale se i shtoi vota Meliza Haradinajt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Audio-incizimi i Insajderit: Zyrtari i QNR-së akuzohet nga Prokuroria Speciale se i shtoi vota Meliza Haradinajt

    Insajderi
    30 December 2022 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i Qendrës për Numërimin e Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arbër Krasniqi, është akuzuar nga Prokuroria Speciale se ka kryer veprën penale “falsifikim i rezultateve të votimit”.

    Arbër Krasniqi dhe katër zyrtarë të tjerë të QNR-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dyshohet se ia kanë shtuar kundërligjshëm 65 vota ish-kandidates për deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Meliza Haradinajt.

    “Hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit, kundërligjshëm ia kanë shtuar 65 vota kandidates për deputete M. H. S. nga radhët e AAK-së, kurse kandidatit H. Sh. ia kanë shtuar 3 vota”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të premten.

    Arbër Krasniqi, në vitin 2019 ishte përfshirë në një skandal të madh audio-inicizimi të publikuar nga Gazeta Insajderi, në të cilin tregonte se si kishte shtuar vota për ish-ministren e Jashtme të Kosovës.

    Komisioneri Krasniqi kishte përmendur Dardan Stubllën, bashkëshortin e Meliza Haradinajt.

    Krasniqi thotë se është paguar nga Dardan Stublla. Thotë se paratë i kishte pranuar me një qëllim të vetëm: manipulimin e votave në favor të kryediplomates në largim.

    Në audio-inicizim, pasi i prezantohet me identitet të rremë personit të dëmtuar nga manipulimi i votave, Arbër Krasniqi thotë se edhe komisionerët e tjerë të partisë i binden atij. Thotë se ka manipuluar vota në favor të Haradinaj-Stubllës në këmbim të 6,000.00 eurove që i kishte premtuar bashkëshorti i saj.

    Para se të rrëfejë se është takuar me bashkëshortin e Haradinaj-Stubllës në një restorant afër selisë së AAK-së në Prishtinë, thotë se Dardan Stublla i ka borxh 2,000.00 euro.

    “Këta u patën marr vesh qysh të kallëzova, 600 vota – 6,000 euro. 4,000 mijë i kanë jep, 2,000 janë mbet borxh. Kanë bo fjalë për qito 2,000 në fund”, shpreh shqetësimin komisioneri i AAK-së.

    “Tash, për qato dy mijë euro, u nal. Dështuam qaty. Qaty dështuam. Bash qysh po thu ti: ‘Jo i pari, jo pse, kur, tek?’”, rrëfen ai mosmarrëveshjet që thotë se ka me Stubllën.

    Sipas Prokurorisë Speciale, hetimet nuk kanë dëshmuar përfshirjen e Haradinaj-Stubllës dhe bashkëshortit të saj në vepër penale, shkruan Paparaci.

    “Hetimet arritën të dëshmojnë përfshirjen e kandidatit H. Sh në kryerjen e veprës penale, mirëpo nuk arritën të sigurojnë prova të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin e bazuar se M. H. S. ishte e përfshirë në kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark