Audioincizim| Shefi falsifikon nënshkrimin e punëtores-Për t’i ikë dënimit nga shteti firmosë kontratë false-Mashtron ATK-në? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Audioincizim| Shefi falsifikon nënshkrimin e punëtores-Për t’i ikë dënimit nga shteti firmosë kontratë false-Mashtron ATK-në?

    Insajderi
    27 May 2025 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diana Maloku, ish-punëtore në restorantin Fika, për Insajderin ka ndarë pretendimet e saj se pronari i këtij biznesi, Defrim Puka, ka falsifikuar nënshkrimin e saj.

    Madje, sipas saj, i njëjti dokument është paraqitur edhe në Administratën Tatimore të Kosovës.

    Maloku ka ndarë gjithashtu një audioincizim, ku dëgjohet vetë Puka duke rrëfyer bëmat e tij.

    Për të kuptuar më shumë ndiqni storien e realizuar nga gazetarja, Dijellza Preniqi:

    Maloku ka pretenduar se në ish-vendin e saj të punës ka përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike nga kolegët, për çka sipas saj kanë qenë të njoftuar edhe aksionarët e kompanisë, por nuk kanë ndërmarrë asnjë masë. Ajo gjithashtu ka pohuar se kontrata e saj e punës është ndërprerë në mënyrë arbitrare.

    Për këto pretendime, Insajderi ka kontaktuar Pukën, i cili i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pabaza. Ndërsa për akuzën se ai ka falsifikuar nënshkrimin e saj (shih videon), Puka nuk është deklaruar.

    “Diana ka qenë provokuese në vendin e punës dhe ka shfaqur sjellje shumë të papërshtatshme ndaj stafit. Për këtë arsye, kontrata e saj është ndërprerë në një mënyrë shumë dinjitoze dhe korrekte,” ka deklaruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark