Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot është deklaruar në lidhje me incizimet e publikuara ku me ndërmjetësimin e Slavko Simiq, dëgjohen duke biseduar shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila, dhe terroristi Millan Radojiçiq.
Sipas saj kërkesat e opozitës për hetim ndaj Kusarit për përgjimet janë përpjekje për të larguar vëmendjen nga ‘dështimi spektakolar’ për rrëzimin e qeverisë apo shkuarjes në zgjedhje.
“Një opozitë që një terrorist qe ka bërë sulm terrorist në Republikën e Kosovës nuk po kërkojnë asnjëherë nga Serbia që ta dorëzojnë atë, nuk kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtar t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzoj terroristet, jo vetëm Radojiçiqin. Tash paskan kërkuar hetim ndaj Mimoza Kusarit, unë mendoj qe kjo është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga një dështim spektakolar që e patën, për rrëzim të qeverisë apo shkuarje në zgjedhje. Opozita duhet të jetë e bashkuar por ju e keni parë, njëra kërkon dorëheqje të qeverisë e tjetra shpërndarje të Kuvendit”, u shpreh Haxhiu.