Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Aurora Berisha, ka vazhduar takimet me qytetarë.
Berisha falënderoi banorët e fshatrave për mbështetjen e madhe,
“Në Gradicën e Dr. Lecit u pritëm nga familja Ahmeti. Ndërsa në Likoshan, dyert dhe zemrat na hapi familja Gjeli. Të dy këto fshatra kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës, prandaj, sot, është përgjegjësia jonë t’ua kthejmë me punë e angazhim për një të ardhme ma të mirë. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe që po na jepni ngado. Jeni motivi dhe forca jonë për të ndërtuar një Kosovë ma të mirë – të denjë për sakrificat e popullit tonë.” – shkroi ajo në Facebook.