
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Aurora Berisha ka dal me reagim, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë.
Aurora ka falënderuar të gjithë qytetarët “që treguan kulturë të lartë demokratike dhe e bënë këtë proces një festë të vërtetë të demokracisë”, shkruan Insajderi.
Tutje, ajo ka shprehur falënderim edhe ndaj Bedri Hamzës.
“Një mirënjohje e veçantë për kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe Kryetarin Memli Krasniqi për një fushatë të ndërtuar mbi vlera, vizion dhe unitet, që solli mbi 200 mijë vota për PDK – rezultatin më të mirë në shumë vjet”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Faleminderit!
Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve që treguan kulturë të lartë demokratike dhe e bënë këtë proces një festë të vërtetë të demokracisë!
Një mirënjohje e veçantë për kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe Kryetarin Memli Krasniqi për një fushatë të ndërtuar mbi vlera, vizion dhe unitet, që solli mbi 200 mijë vota për PDK – rezultatin më të mirë në shumë vjet.
Këto zgjedhje treguan se PDK është dhe mbetet një forcë e madhe politike dhe se qytetarët e kanë përqafuar alternativën tonë për më shumë zhvillim, dinjitet dhe shpresë për të ardhmen.
Për mua personalisht, kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Jam e lumtur nga mbështetja e secilit prej jush, nga çdo fjalë inkurajuese, çdo dorë e shtrënguar dhe çdo votë e dhënë me besim.
Ju falënderoj me gjithë zemër për mbështetjen ndaj PDK-së dhe për mbështetjen tuaj për mua. Ky është vetëm fillimi!
Sinqerisht,
Aurora