Kandidatja për deputete nga PDK me numër 68 Aurora Berisha, ka vizituar sot Parkun e Biznesit në Drenas.
Berisha atje ka premtuar se Qeveria e Bedri Hamzës do jetë mbështetësi kryesore i bizneseve kosovare.
Sipas saj gjatë Qeverisë Kurti, bizneset janë përballur me probleme të shumta.
“Gjatë vizitës që patëm në Parkun e Biznesit në Drenas, u njoftuam për se afërmi me sfidat që po përballen bizneset vendore. Në këtë mandat qeverisës bizneset janë ballafaquar me probleme të shumta. Programi i PDK-së ofron lehtësira të shumta për bizneset. Qeveria e ardhshme, e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza, do të jetë mbështetësi kryesore i bizneseve kosovare. Kosova mundet më mirë, bizneset meritojnë më shumë”, ka shkruar Berisha.