Australia ndalon shikimin e like-ve tek përdoruesit e tjerë
Prej sot përdoruesit australian në Instagram nuk do të jenë në gjendje të shohin pëlqimet e fotografive tek përdoruesit e tjerë.
Rregullat e reja kanë për qëllim të heqin frikën e njerëzve, se ata duken të papëlqyeshëm nëse nuk marrin shumë pëlqime, përcjellë Indeksonline.
Përdoruesit ende mund të pëlqejnë fotot e njerëzve të tjerë – thjesht nuk mund ta shohin se sa shumë pëlqime ka fotografia.
Ndryshimet janë të detyrueshme për të gjithë mbajtësit e llogarive në Australi.
I njëjti rregull është gjithashtu në Kanada, Japoni, Irlandë, Itali, Brazil dhe Zelandë të Re por ende jo në Mbretërinë e Bashkuar apo SHBA.
Drejtori i politikës së Australisë, Mia Garlick tha, “Ne duam që Instagram të jetë një vend ku njerëzit ndihen rehat duke u shprehur”.
‘Ne shpresojmë që ky test do të heqë presionin se sa pëlqen një postim do të marrë, kështu që ju mund të përqëndroheni në ndarjen e gjërave që doni”, Insajderi/