Australia shpenzon 34 miliard euro për 12 nëndetëse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Australia shpenzon 34 miliard euro për 12 nëndetëse

    Insajderi
    26 April 2016 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Franca ka fituar një kontratë prej 34 miliard eurosh për ndërtimin e 12 nëndetëseve për flotën australianë, duke mundur kështu ofertat nga Japonia e Gjermania/

    Marrëveshja që u bë e ditur nga kryeministri Malcolm Tunrbull, është më e madhja që Australia ka nënshkruar ndonjëherë për mbrojtje.

    Këto nëndetëse do të ndërtohen duke përdorur material australian, dhe do të krijohen 2,800 vende të reja pune.

    Në anën tjetër, Japonia e cila ishte ofertuesja e dytë më e mirë në këtë rast, ka shprehur keqardhjen se pse ky vend nuk ka fituar kontratën.  Ministri i Brendshëm Gen Nakatni ka thënë se vendi i tij  “do të pyes Australinë se pse ata nuk zgjodhën dizajnet tona”, njofton BBC.

    Kryeministri australian mbrojti vendimin e qeverisë së tij, duke thënë se ky proces ka zgjatur 15 muaj.  Sipas tij, Australia me këtë veprim do të sigurojë të ardhmen e flotës së tyre për disa dekatat e ardhshme”.

    Për shkak të pozitë gjeografike, Australia ka thënë se është e rëndësishme që të ketë një flotë të fortë detare./Insadjeri.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark