Australia ka bërë të ditur se do të rrisë edhe për 30 numrin e trupave ushtarakë në Afganistan.
Ushtarët ndërkombëtarë u vinë në ndihmë ushtarëve afganë për trajnime në betejat kundër talibanëve dhe grupeve të tjera militante.
Ministri i Mbrojtjes i Australisë, Marise Payne i tha senatit se rritja e numrit të këshilltarëve ushtrarakë është kërkuar nga NATO si dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Ky ndryshim do të rrisë në 300 numrin e ushtarëve australianë në Afganistan, të gjithë në role jo luftarake.
NATO në Afganistan ka rreth 13,500 trupa, me detyrë në trajnimin, këshillimin dhe asistimin e forcave afgane.
Ushtria amerikane është duke planifikuar zvogëlimin e personelit, pasi aktualisht ka 8400 ushtarë.