Austri: Një afgan kërcënon kancelarin austriak me vdekje, arrestohet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Austri: Një afgan kërcënon kancelarin austriak me vdekje, arrestohet

    Insajderi
    18 August 2024 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Do ta pres kokën. Ndrysho, ose do të vij e të vras në Parlament!”.

    Një shtetas afgan, ditë më parë ka kërcënuar me vdekje kancelarin austriak, Karl Nehammer. 28 vjeçari i cili kishte migruar si azilant në Austri në vitin 2015, i kishte shkruar një mesazh kërcënues në gjuhën angleze kancelarit austriak, raporton “Krone.at”. Ai shkruan: ““Do ta pres kokën. Ndrysho, ose do të vij e të vras në Parlament!”. Kabineti i kancelarit Nehammer raportoi mesazhin kërcënues në Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, transmeton albinfo.at

    I dyshuari më pas u gjet dhe u arrestua në Telfs në Tirol. Sipas hetimeve, migranti deklaroi se ishte i krishterë, megjithëse kishte një botëkuptim radikal islamist.

    I dyshuari fillimisht u arrestua për krime të dhunshme. Më pas, ai është hetuar nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës në bashkëpunim të ngushtë me njësitë policore rajonale dhe është dërguar në paraburgim për shkak të kërcënimit të tij ndaj kancelarit. Deklarata i tij se, djalli e kishte shkruar mesazhin, nuk ishte bindës për hetuesinë.

    Ministri i Brendshëm i ashpër

    Siç shkruajnë mediat austriake, fillimisht kërkesa e tij për azil ishte refuzuar. Megjithatë, së bashku me një avokat, ai apeloi me sukses vendimin dhe në fund ai fitoi statuesin e azilit.

    Ministri i Brendshëm Gerhard Karner për gazetën austriake “heute.at”, theksoi: “Ne nuk do të tolerojmë aktivitetin islamik ose kërcënimet me vdekje”. “Ekstremistët islamikë do të trajtohen pa kompromis dhe me ashpërsinë e plotë të sundimit të ligjit”, përcjell albinfo.at

    Islamizmi radikal është kthyer sërish në fokusin e autoriteteve të sigurisë në Austri, pasi tre mbështetës të dyshuar të IS-it(I dyshuari kryesor me prejardhje shqiptare) tentuan të kryenin një sulm në një koncert të Taylor Swift në Vjenë pak ditë më parë. Falë këshillave nga qarqet e inteligjencës amerikane, më e keqja u parandalua.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark