Austri: Vdes në aksident 21-vjeçari nga Kosova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Austri: Vdes në aksident 21-vjeçari nga Kosova

    Insajderi
    27 May 2025 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident tragjik ka ndodhur pas përplasjes së dy veturave në rrugën L1436 në Perg të Austrisë ku la të vdekur 21 vjeçarin nga Kosova.

    Pas intervenimit të emergjencës austriake përmes helikopterit, thuhet se i riu kosovar ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin më të afërt.

    Ndërkohë, 29 vjeçari tjetër i aksidentuar, ka marrë lëndime të lehta dhe është liruar nga spitali.

    Policia austriake ende nuk ka dalë me një sqarim për shkakun e këtij aksidenti fatal dhe për mënyrën se si ndodhi.

    Për këtë rast ka shkruar edhe mediumi austriak “Heute.at”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark