Austria dënon ashpër sulmet në Zveçan e Zubin Potok - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Austria dënon ashpër sulmet në Zveçan e Zubin Potok

    Insajderi
    26 September 2021 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Austria ka reaguar pas zjarrit në Qendrën e Regjistrimi të automjeteve në Zubin Potok teksa qendra tjetër në Zveçan u sulmua me dy bomba që fatmirësisht nuk kanë eksploduar.

    Ministria e Jashtme austriake nëpërmjet një cicërime në Twitter ka thënë se zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në dialog dhe jo në dhunë.

    “Ne i dënojmë me forcë incidentet e mbrëmshme në Kosovë. Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga hapat përçarës dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim në BE”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark